Haga hedh poshte pretendimet e Karaxhic
Gjykata e Hages hodhi poshte nje mocion te ish udheheqesit serb te Bosnjes Radovan Karaxhiç per te hequr dore nga gjykimi i çeshtjes se tij, per shkak te nje marreveshjeje per imunitetin, qe pretendon te kete arritur me negociatorin amerikan, ambasadorin Richard Hollbruk. Karaxhic perballet me 11 akuza per gjenocid dhe akuza te tjera lidhur me luften ne Bosnje-Hercegovine ne vitet 90. Ne vendimin prej 30 faqesh te gjykates , thuhej se edhe ne se zoti Hollbruk ka bere marreveshjen, ajo nuk do te ishte ligjerisht detyruese, sepse Karxhiç nuk ka treguar qe i derguari amerikan veproi nen autoritetin e Keshillit te Sigurimit. Ambasadori Hollbruk e ka mohuar vazhdimisht nje marreveshje te tille.