Greqi, 4 oficerë policie arrestohen për trafik njerëzor
"Ky është rasti më i madh i trafikimit gjatë 15 viteve të fundit në Greqi", deklaroi një zyrtar i policisë, duke shtuar se gjatë operacionit ishte arrestuar edhe një oficer policie në pension, i cili dyshohej se ishte rekrutuesi i femrave për qëllime prostitucioni.
Ky rrjet ishte përgjegjës për trafikimin e afro 300 grave dhe vajzave dhe punësimin e tyre të paligjshëm në disa lokale të natës në Athinë gjatë muajve të fundit, shtoi ai.
Autoritetet greke kanë arrestuar gjithashtu sot një oficer tjetër policie nën akuzat për trafikun e drogës dhe të qenieve njerëzore, tha zyrtari.
Komuniteti ndërkombëtar ka shtuar presionet ndaj Greqisë në lidhje me luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Një raport i qeverisë amerikane, i publikuar muajin e kaluar, theksonte se Greqia duhet të bëjë më shumë për dënimin e autorëve të këtij trafiku, ku, sipas raportit, shpesh përfshihen edhe zyrtarë të qeverisë dhe policisë.
Pavarësisht se 21 persona u dënuan vitin e kaluar, shumica e të implikuarve në këto veprimtari janë lënë të lirë, thuhet në raportin e qeverisë amerikane.
Greqia është një destinacion dhe vend transit për trafikimin e grave dhe fëmijëve nga vende të Evropës Lindore dhe Nigeria.