Klinton: Sanksionet ndaj Iranit mund të shtohen
Klinton deklaroi se përpjekja e SHBA-së për angazhimin e Iranit në dialog mund të dështojë duke patur parasysh shtypjen e protestave të fundit në vend, pas rezultatit të kundërshtuar të zgjedhjeve presidenciale.
"Ndoshta nuk do të jetë e mundur dhe në këtë rast do t'i kërkojmë botës të bashkohet me ne në vendosjen e sanksioneve edhe më ashpra kundër Iranit në përpjekje për të ndryshuar sjelljen e regjimit islamik", deklaroi Klinton gjatë një interviste për televizonin venezuelian "Globovision", e transmetuar mbrëmjen e kaluar.
"Gjatë javëve të fundit kemi vënë re që Irani nuk po respekton as demokracinë e tij islamike", u shpreh ajo.
Klinton deklaroi në muajin maj se vendosja e sanksioneve të tjera shumëpalëshe mund të ishte një nga mënyrat për të frenuar ambiciet bërthamore të Iranit, për të cilin SHBA-ja dyshon se po përpiqet të sigurojë armë bërthamore.
Zyrtari më i lartë i ushtrisë amerikane, admirali Mike Mullen deklaroi dje se koha për dialog me Teheranin për të shmangur pajisjen e Iranit me armë bërthamore apo një sulm të mundshëm ushtarak kundër republikës Islamike, po përfundonte.