Haga kërkon ekzaminime mjekësore për ultranacionalistin serb
HAGË- Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka urdhëruar ekzaminime të reja mjekësore, të cilat parashikojnë edhe shtrimin në spital për ultranacionalistin serb të akuzuar për krime lufte, Vojisllav Sheshel, pas pretendimit të këtij gtëtë undit për gjendje shëndetësore të keqe.
Gjykatësit i kanë kërkuar një komisioni prej tre mjekësh që të raportojnë për shëndetin e tij. Gjykatësit shtynë të premten seancën ku do të dëgjoheshin argumentet përmbyllëse në procesin gjyqësor kundër tij. Sheshel iu nënshtrua një operacioni në zemër në javën e kaluar.
Vijisllav Sheshel akuzohet për vrasje, torturë, trajtim mizor dhe shkatërrim të fshatrave gjatë përndjekjes së kroatëve, myslimanëve dhe joserbëve tjerë gjatë luftërave në Ballkan në vitet ’90. Prokuroria ka kërkuar që Sheshel të dënohet me 28 vjet burg.
(el.me/BalkanWeb)