E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turneu Ndërkombëtar, Asmer Bilali boksieri më i mirë

SHKODËR- Boksieri shkodran Asmer Bilali është shpallur Boksieri më i Mirë i Turneut Ndërkombëtar të Boksit, Memorial “Vllaznia “2012”, që u zhvillua për tre ditë me radhë në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të qytetit të Shkodrës.

Bilali, që konkuroi në peshën 69 kg, mposhti me radhë të gjithë kundërshtarët e tij të fazave kualifikuese, ndërsa në takimin final mundi me diferencë pikësh, rivalin e tij Evgeni Borisov të Bullgarisë duke merituar Medaljen e Artë. Falë talentit dhe përgatitjes së lartë që ai shfaqi në ring, gjyqtaria ndërkombëtare e aktivitetit, e vlerësoi Bilalin si boksierin më të mirë duke i dorëzuar edhe një kupë personale.

Me Medalje të Artë u nderua edhe boksieri i peshës 75 kg, Alban Bermeta, ndërkohë, dy boksierët e tjerë shqiptarë që konkuruan në finale, Elsid Kalemi dhe Kristian Demaj, përfaqësues të peshës 56 dhe 81 kg, i humbën takimet e tyre finale, duke u mjaftuar me vendin e dytë.

Në klasifikimin ekipor, figurën më të mirë sportive e ka bërë kombëtarja italiane, e cila e drejtuar nga trajneri, Rafaele Bergamesko, fitoi 3 medalje ari në peshat përkatëse, më shumë se të gjitha ekipet e tjera.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›