Haga nuk cakton date per procesin Haradinaj
Gjykata Nderkombetare per krime lufte ne hapesirat e ish-Jugosllavise urdheroi dje prokurorine dhe mbrojtjen qe deri ne fund te muajit nentor te dorezojne listen e provave dhe te deshmitareve ne procesin kunder ish-kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj. Ne konferencen e djeshme statutore u tha se nga kjo varet edhe percaktimi i dates se rigjykimit te pjesshem te zotit Haradinaj dhe dy bashkeluftetareve te tij. Me 21 korrik te ketij viti Gjykata e Hages urdheroi rigjykimin e ish-kryeministrit te Kosoves Ramush Haradinaj dhe dy bashkeluftetareve te tij te akuzuar per krime lufte. Dhoma e Apelit e Gjykates se Hages anuloi pjeserisht vendimin e Gjykates te prillit te vitit 2008 e cila e kishte shpallur te pafajshem zotin Haradinaj. Gjykata ka pranuar ankesen e prokurorise e cila ka pohuar se nuk i ishte dhene kohe e mjaftueshme per ti shfrytezuar te gjitha rruget ne menyre qe te siguroje paraqitjen e deshmitareve kryesore te rastit. Ne fillim te ketij muaji gjykata refuzoi kerkesen e zotit Haradinaj per lirim te perkohshem meqe sic thuhej lirimi do te mund te nxiste mbeshtetesit e tij qe ti frikesojne deshmitaret. Ne vendim thuhej nderkaq se Ramush Haradinaj nuk paraqet rrezik personal per sigurine e deshmitareve ose te viktimave por eshte pranuar argumenti i prokuroreve se lirimi i tij mund te terheqe me teper vemendje te mediave duke e shtuar atmosferen kercenuese per deshmitaret.