E Diel, 1 Nëntor 2026

Tuneli prane bankes Intesa te dyshuarit Policia genjen po germonim per kasaforte

Tirane 24 Shtator 2010 NOA - Tahir Blegu dhe Taulant Troplini te akuzuar per planin e vjedhjes se bankes Intesa San Paolo Ish Banka Italo-Shqiptare e me tej Banka Amerikane kane mohuar sot akuzat e tyre para gjykates qofte dhe ate te vjedhjes te mbetur ne tentative.

Belegu ka pretenduar sot para gjykateses Majlinda Doga se ishte ndertues si dhe ishte duke bere nje kasaforte ne mur per te ruajtur parate. Sipas tij ai kishte marre leje ndertimi ne Durres ndersa ambientin e marre me qira do ta kthente ne zyre.

I dyshuari Belegu ka pretenduar se ne ambientet e marra me qira kishte edhe cimento ku do te mbyllte kasaforten.

Nderkohe qe i pandehuri tjeter Taulant Troplini nepermjet avokatit te tij pretendoi para gjykates se qe prej vitit 2003 kishte raport pasi vuante nga crregullime mendore.

Dy te pandehurit kane kerkuar lirimin e tyre. Prokuroi i parashtroi gjykateses te gjitha provat qe kishte ne ngarkim te te pandehurve.

Sipas akuzes ata kishin me shume se nje muaj nene hetim ndersa eshte provuar qe do te kryenin grabitjen e bankes Instesa San Paolo muri i te ciles ishte ngjitur me ambientin e marre me qira nga dy te pandehurit.

Per kete arsye prokurori kerkoi masen e sigurise arrest me burg mase kjo e vendosur nga gjykata. te pandehurit rane ne pranga dy dite me pare ne saje te operacionit te koduar Urithi.

e.r/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›