E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fyle: Heqja e barrikadave, zhvillim pozitiv

Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fyle, ka mirëpritur heqjen e barrikadave në pjesën veriore të Kosovës, ndërkohë që ministrat kanë diskutuar për Serbinë, lidhur me të ardhmen e saj evropiane.

Ky zhvillim pozitiv është shqyrtuar nga Ministrat e çështjeve evropiane, gjatë diskutimit nëse do tu rekomandohet liderëve të BE-së, në samitin dyditësh, që fillon nesër, që Serbisë ti jepet statusi i kandidatit për pranim, tha zoti Fyle, mbrëmë vonë në Bruksel.

Ai nuk ka dhënë sinjal të qartë lidhur me konkluzionet e arritura para samitit, megjithëse ka përshëndetur dialogun ndërmjet Kosovës e Serbisë, i ndërmjetësuar nga BE-ja, në të cilin, të premten u arrit marrëveshja për Menaxhimin e integruar të kufirit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›