Haxhinasto në Bon: Ndihma ndaj Afganistanit, vijon

Në fjalën e tij, ministri Haxhinasto theksoi se Shqipëria është një pjesëtare aktive e përpjekjeve të Komunitetit Ndërkombëtar për të garantuar një Afganistan të qëndrueshëm, në paqe dhe zhvillim.
Ai tha se tashmë është e rëndësishme që të përcjellim mesazhin tek populli afgan se Komuniteti Ndërkombëtar do të qëndrojë në Afganistan edhe pas vitit 2014.
Shqipëria, tha Ministri Haxhinasto, mbështet përpjekjet e Afganistanit për të marrë të gjitha përgjegjësitë lidhur me sigurinë në vend dhe më tej përshëndet vendimin e marrë nga Presidenti Karzai për të kaluar në fazën e dytë të këtij tranzicioni. Kontributi i vendit tonë, tha Haxhinasto ka ardhur gjithmonë në rritje dhe është përqendruar në fusha ku Afganistani ka nevojë. Shqipëria ka aktualisht në Afganistan 333 ushtarakë dhe policë, të cilët janë vendosur në disa zona sensitive. Vendi ynë, tha z. Haxhinasto, i kushton një rëndësi të veçantë zhvillimit të kapaciteteve afgane dhe zhvillimit shoqëror në vend dhe për këtë qëllim janë dërguar në Afganistan oficerë të policisë shqiptare, të cilët janë angazhuar në trajnimin e forcave afgane të policisë. Duke vlerësuar nevojat e domosdoshme në Afganistan, vendi ynë po shqyrton mundësinë që të rrisë kontributin e tij në këtë vend.
Forcimi i paqes dhe i sigurisë në Afganistan, nënvizoi Haxhinasto, nuk mund të arrihet vetëm me mjete dhe rrugë ushtarake, por edhe duke forcuar dimensionin civil të asistencës. Një sfidë tjetër për komunitetin ndërkombëtar, tha ministri Haxhinasto, mbetet lufta kundër prodhimit të drogës dhe tregtimit të saj, e cila ka implikime jo vetëm për Afganistanin, por edhe për zonat e tjera.
Në përfundim të fjalës së tij, Ministri Haxhinasto tha se Shqipëria do të qëndrojë dhe kontribuojë në Afganistan, përtej vitit 2014, për aq kohë sa do të duhet për të arritur objektivin e përbashkët të Komunitetit Ndërkombëtar për të sjellë paqe të qëndrueshme, stabilitet dhe zhvillim në vend. Shqipëria, tha ai, si pjesë e komunitetit ndërkombëtar, do të ndihmojë popullin afgan në rrugën e tij për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Gjatë konferencës, Ministri Haxhinasto pati takime dypalëshe me Sekretaren Amerikane të Shtetit, znj. Klinton, të cilën e ftoi për të marrë pjesë në takimin e Komisionit të Partneritetit të Kartës së Adriatikut, që do të mbahet në Tiranë. Gjithashtu u takua me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për politikë të Jashtme dhe Siguri, znj. Kethrin Ashton, si dhe me Ministrat e Jashtëm të Italisë, Gjermanisë, Francës, Kinës, Bullgarisë, Azerbajxhanit, Koresë së Jugut dhe vendeve të rajonit./Start/
2011-12-05 17:26