Haga rikthen akuzën për genocid ndaj Karaxhiç
HAGË- Gjykata Penale Ndërkombëtare e Hagës, që trajton çështjet e luftës në ish-Jugosllavi, riktheu sot akuzën për genocidin e myslimanëve dhe kroatëve në vitin 1992 ndaj ish-liderit politik të serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiç, i cili ishte shpallur i pafajshëm në këtë drejtim.
Pafajësia e Karaxhiç ishte shpallur në mes të procesit të tij të gjykimit, në kuadrin e një pike proceduriale të veçantë të gjykatës, dhe përfshinte vetëm një prej njëmbëdhjetë akuzave që rëndonin mbi të.
(e.m/BalkanWeb)