INTERVISTA/ Shefja e BB, Lvovsky: Qeveria e re, përballë sfidave të vështira
TIRANE - Shefja e zyrës së Bankës Botërore në Tiranë, Kseniya Lvovsy deklaron se qeveria e re shqiptare do të përballet me sfida të vështira. Në një intervistë ekskluzive për “News24”, zonja Lvovsky shprehet pro auditit ndërkombëtar për financat, ndërsa rekomandon kthimin e FMN-së.
Si do ta vlerësonit gjendjen aktuale të ekonomisë shqiptare dhe buxhetit?
Kjo është pyetja e të gjitha kohërave. Në përgjithësi, ekonomia shqiptare si gjithë Ballkani perëndimor u prek nga kriza e Eurozonës, e cila vazhdon ende. Shqipëria ruajti një rritje ekonomike pozitive, por shumë të ulët dhe nën potencialet e saj. Këtë vit ne parashikojmë një ecuri më të mirë. Rritja ekonomike pritet të jetë më e madhe se vitin e kaluar, por ende më e ulët nga ajo që ka nevojë populli shqiptar. Si përfundim mund të themi se situata buxhetore është rënduar. Ka një performancë të dobët në mbledhjen e të ardhurave. Niveli i borxhit publik është rritur ndjeshëm dhe është ndër më të lartët në rajon. Eshtë më i lartë dhe nga sa mund të përballojë zhvillimi i vendit. Kështu që qeveria e re përballet me një sfidë të vështirë për të garantuar rritjen ekonomike dhe për të pasur si prioritet situatën e borxhit. Vitin e kaluar pati thatësira dhe për pasojë një situatë të vështirë me energjinë. Në pjesën e parë të këtij viti ka pasur reshje të bollshme, por nuk duhet të mendohet se situata nuk është më urgjente. Duhen marrë masa që situata energjetike të mos varet më nga kushtet atmosferike.
Qeveria vendosi që do të ketë një rritje të pagave dhe pensioneve, duke filluar nga 15 korriku, si e vlerësoni një vendim të tillë në këtë moment të buxhetit?
Në këtë kohë të vështirë ne kemi rekomanduar që qeveria t’i rishikojë pagat dhe pensionet në bazë të inflacionit dhe të ketë kujdes me çdo politikë diskrecionare. Megjithatë, me apo pa këto masa të kësaj qeverie, për rritjen e pagave dhe pensioneve, qeveria e re do të ketë shumë punë dhe vështirësi dhe duhet të rishikojë të gjithë kuadrin e saj fiskal.
Çfarë rekomandoni konkretisht për qeverinë e re?
Si masa që do t’i rekomandoja qeverisë së re është vazhdimi i reformave strukturore. Kjo bëhet edhe më e rëndësishme, në kushtet e krizës ekonomike në rajon dhe botë. Në disa fusha, reformat kanë nevojë të zgjerohen dhe njëri prej tyre është sektori energjetik dhe sektori i pushtetit vendor. Selektiviteti strategjik është këshilla jonë për qeverinë e re. Pra të mos hapet në të gjitha fushat në të njëjtën kohë, në të gjitha drejtimet njëherazi. Gjithashtu është me rëndësi që të rritet besueshmëria në institucionet publike. Kjo përfshin ndër të tjera transparencën, pavarësinë e institucioneve, përfshin gjithashtu shtetin ligjor, respektimin e tij pa diskriminim, që ai të mos respektohet në mënyrë selektive, pra të padrejtë. Një tjetër rekomandim për qeverinë e re është konsolidimi fiskal dhe kryerja e pagesave të prapambetura. Eshtë shumë e rëndësishme që të bëhen pagesat e prapambetura në sektorin privat. Pavarësisht se sa ambicioz mund të jetë programi i qeverisë, nuk ka hapësirë fiskale për investime të reja. Pra duhet të ketë një program të dedikuar, për të rindërtuar hapësirën fiskale. Ne i rekomandojmë qeverisë së re të ngrejë një këshill fiskal dhe të fillojë marrëdhënien me FMN-në. Kjo do ta ndihmonte shumë Shqipërinë për të marrë zhvillimin e qëndrueshëm. Gjithashtu, ndër prioritetet e qeverisë duhet të jetë dhe kufizimi i borxhit publik.
Përse këshillohet kthimi i FMN-së, ose bashkëpunimi me FMN-në, për disiplinimin e financave publike, apo për të siguruar dhe një ndihmë financiare?
Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që të rikthehet Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe programi me të, pasi do të jepte një sinjal të mirë në tregjet ndërkombëtare dhe do të linte të kuptohej se Shqipëria i ka të gjithë instrumentet financiarë për t’i mbajtur financat publike në rrugën e duhur.
Kryeministri i ardhshëm Rama ka deklaruar se do të bëjë një audit të jashtëm të gjithë sistemit financiar dhe financave publike. Si e shihni ju një propozim të tillë?
Unë besoj se është gjë e mirë, për të rritur besimin te publiku. Eshtë një propozim i mirë dhe mendoj se duhet përsëritur kjo praktikë edhe pas dy vjetësh, që qeveria e re do të jetë në pushtet, që të mos shihet si masë e lidhur vetëm me qeverinë që do të ikë. Unë vlerësoj angazhimin e zotit Rama për të rritur transparencën, përgjegjshmërinë dhe pavarësinë e institucioneve, por duhet parë se si do të zbatohet kjo, pasi është shumë e lehtë që ta premtosh.
Do të vijojë bashkëpunimi i Bankës Botërore me qeverinë e re shqiptare dhe a do të jetë ky bashkëpunim edhe në kuadrin e kredive ose mbështetjes financiare në rast se qeveria e re do ta kërkojë?
Padyshim që bashkëpunimi do të vazhdojë. Ne kemi projekte që kanë nisur dhe shpresojmë që të japim një asistencë financiare për qeverinë e re dhe të vendosim një bashkëpunim afatgjatë me të. Ne jemi këtu në Shqipëri, pavarësisht se cila qeveri vjen. Por është gjithmonë një mundësi e mirë për të bashkëpunuar me qeverinë e re.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera BB: Rritja ekonomike e Shqipërisë, e dobët. Qeveria e re të bëjë konsolidimin fiskal