E Shtunë, 31 Tetor 2026

Humbja e PD në Shkodër, Ndoka: Fenomen pozitiv, do mbetej ishull i vetmuar

TIRANË- Kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka i ftuar në rubrikën “Opinion”, në TVNews24 pohoi për gazetarin Denis Minga se nuk do të votojë qeverinë e re socialiste, por nëse ajo i jep një post ministror partisë Kristian Demorkate të Mark Frrokut.

“Po punojnë për bashkimin e partive kristiane. Kemi pasur kontakte dhe me partine e Mark Frrokut, nëse PS do i qëndrojë marrëveshjes me kristian demokratët. Unë nuk do votoj qeverinë, por do votoj Mark Frokun”, tha Ndoka.

I pyetur nëse do i bashkojë votat për hir të numrave me mazhorancën e re socialiste, për qëllim të reformave, Ndoka theksoi se ai do të qëndrojë opozitar, por vota e tij do jetë flaksible.

“Së pari është me rëndësi që të ketë klimë bashkëpunimi përtej numrave. Të ketë bashkëpunim mazhorancë –opozitë. Unë nuk e preferoj një gjë të tillë. Nuk do kemi të tilla precedentë. Pasi opozita e sotme do jetë ndryshe nga PS që ka bërë opozitë problematike. Nëse nuk do kete bashkëpunim kjo mazhorancë do i shkurtojë ditet e vete. Edhe vete PS duhet të jetë me e hapur. Roli im do jetë opozita, por do dëshiroja të kemi qeverisje sa më të mirë, qëndrimet e mia do jetë fleksibël, por jo parazare politike”, theksoi Ndoka.

Ndoka e vlerësoi si pozitive faktin që PD humbi në Shkodër, pasi sic tha ai do mbetej një ‘ishull’ izoluar. Por, gjithashtu ai hodhi akuza për vjedhje dhe manipulim votash duke anashkaluar përgjegjësinë nga vetja apo ekipi drejtuesi i PD-së në qytetin verior.

“E para nëse flasim për fenomenin do e konsideroja pozitiv që dhe Shkodra të mos mbetej si ishull I vetmuar. Kjo me rëndësi për faktin se Shkodra i ka paraprirë zhvillimeve në cdo rast. Kjo është civilizim i elektoratit. Në Shkodër nuk pati frymë opozitare. Ekipi i Partisë Socialiste nuk bëri ndryshim, por devijimi i votës dhe vlera e votës e tjetër çuan përfaqësimin në qarkun e Shkodrës,. Për këtë ka prova të mjaftueshme, madje policia ka kapur në procesin e blerjes ë votave. Informacione nga shërbimet sekrete ka pasur. Por, nuk u ndërhy që të mos merrej si formë presioni ndaj partive të vecanta”, u shpreh Ndoka.

Kreu i demokristianëve sulmoi mungesën e pluralizmit brenda PS teksa vlerësoi se Meta në krye të Kuvendit do jetë zhvillim pozitiv.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›