E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hage 10 vjet burg ish-oficerit serb

Gjykata e Hages ka denuar sot me 10 vjet burg ish-oficerin e larte te ushtrise se ish-Jugosllavise Veselin Shlivancan per krime kunder qytetareve kroate gjate luftes se viteve 90.

Keshilli i Apelit te gjykates hodhi poshte nje vendim te marre me pare qe e denonte te pandehurin me 17 vjet burg.

Shlivancan akuzohet per krime kunder te burgosurve kroate ne zonen e Ovcares prane Vukovarit ne vjeshte te vitit 1991.

Trupi gjykues vendosi se ish-oficeri ka ndihmuar dhe mbeshtetur vetem torturimin e te burgosurve dhe jo vrasjen e tyre.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›