Mustafa ne Top Show Kryeministrin e zgjedh LDK

Fillimisht lideri i LDK-se foli situaten pas zgjedhjeve te 12 dhjetori ku ne rast se vota ne kete dite shpall LDK-ne fituese emri i kryeministrit do te zgjidhej nga strukturat e partise. Pyetjes se nese pas zgjedhjeve do te merrte postin e kryeministri ai iu pergjigj.
Kete ceshtje do ta zgjidhim brenda LDK dhe nese dalim ne nje mendim te perbashket se une duhet te jem kryeminister i ardhshem i Kosoves une ate do ta bej. Njehere te fitojme zgjedhjet e pastaj te vendosim se kush do te qeverise tha Mustafa.
Mustafa premtoi nje qeverisje gjitheperfshirese nen shembullin e qeverisjes se Prishtines madje edhe me te mire
Qeverisja duhet te jete me e mire se sa modeli i Prishtines. Ka veshtiresi ne trajtimin e problemeve pronesore dhe te manaxhimit te kompanive publike deklaroi Mustafa.
Kreu i LDK-se vijoi me tej se asnje prej personave qe kane mabtjur postin e ish-ministrave gjate koalicionit me PDK-ne dhe qe aktualisht jane kandidate per deputete te LDK-se nuk do te jene pjese perberese e kabinetit te ri. Mustafa perjashtoi kategorikisht koalicionin me PDK duke preferuar qendrimin ne opozite. Ky koalicion sipas tij do te riperseriste gabimet e meparshme.
Mustafa tha se persa i perket qeverisjes nevojiten ndryshime thelbesore ku ne qeveri te perfshihen figura te pastra e te afte per tu ballafaquar me veshtiresite e sfidat e zhvillimit ekonomik e integrimit europian.
Te gjithe personat qe do te jene ne qeveri nuk do te kene mundesi te merren me biznes dhe do te perpiqemi qe ne administrate mos kemi nepotizem u shpreh Mustafa.
Me tej lideri i LDK-se pasi shprehu kenaqesine qe ne strukturat e partise qe ai udheheq po ndodh nje reformim. Sipas tij partise po i afrohen njerez te rinj per te cilet ajo ka nevoje.
Mustafa u zotua ne ndertimin e nje shteti ligjor dhe ndeshkimin e te gjithe zyrtareve te larte qe abuzojne me fondet publike.
Nuk mund te ndertohet shteti ligjor nese ne kapercejme dhe nuk marrim masa ndaj atyre qe kane rkijuar pasuri dhe kane abuzuar me fondet publike. Gjithcka duhet te realizohet nepermjet ligjit dhe ne menyre transparente deklaroi Mustafa.
Isa Mustafa u shpreh se ne listen e LDK-se 70 perqind e personave jane njerez qe nuk kane qene me pare deputete e te perzgjedhur me kujdes.
Persa i perket koalcioni paszgjedhor Mustafa pasi perjashtoi PDK-ne u shpreh se partia e tij ka patur qasje me AAK-ne. Por gjithesesi ai tha se gjithcka mbetet per tu diskutuar pas 12 dhjetorit. Mustafa nuk perjashtoi mundesine e nje koalicioni edhe me levizjen Vetevendosje me te cilen tha ai duhet te diskutohet ceshtja e programit. Ai tha se do te preferonte nje koalicion me baze te gjere qeverisje te qendrushme dhe kontroll te njerezve qeverises.