Hagë: Dhoma e Apeleve shfuqizon vendimin për një ish ministër të Kosovës
Në dhjetor të vitit të kaluar, Gjykata e Hagës shpalli
dënimin për Ministrin e Kulturës, të Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, Astrit
Haraqija, me akuzat për ndërhyrje në drejtësi duke u përpjekur të bindë një
dëshmitar të mbrojtur që të mos dëshmonte. Gjykata e dënoi zotin Haraqija me 5
muaj burg lidhur me rastin e ish kryeministrit Ramush Haradinaj.
Dhoma e Apeleve arriti sot në përfundimin se në dënimin e zotit Haraqija,
Gjykata ishte mbështetur në mënyrë të tepruar në fakte të paprovuara duke
përfshirë edhe pohime të bëra nga persona që i kishin dëgjuar ato nga njerëz të
tjerë.
Dhoma e Apeleve la në fuqi dënimin për ish punonjësin e ministrisë Bajrush Morina me të njëjtat akuza. Ai ishte dënuar me tre muaj burgim.