Hage Haxhic Jam i pafajshem
Ish-lideri i serbëve të Kroacisë, Goran Haxhiç e ka cilësuar veten të pafajshëm për masakrën e Vukovarit në seancën gjyqësore të zhvilluar në gjykatën e Kombeve të Bashkuara në Hagë.
52-vjeçari përballet me 14 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit për pjesëmarrjen e tij në konfliktin në ish-Jugosllavi në fillim të viteve ‘90-të. Sipas gjykatës ai ka dhënë urdhër për vrasjen e qindra banorëve jo-serbë të Kroacisë dhe deportimin e mijëra të tjerëve.
Haxhiç ishte personi i fundit i kërkuar nga Gjykata e Hagës. Ai u arrestua dy muaj pasi autoritetet kapën Ratko Mlladiçin, i cili po gjykohet nën akuzat për gjenocid për masakrën e Srebrenicës më 1995.