Turqi, sulmohen autokolonat ushtarake

Raportohet se një autokolonë turke është sulmuar sot në pjesën juglindore të vendit.
Televizioni CNN Turk raportoi se disa persona janë plagosur pas një shpërthimi afër një autokolone në provincën Hakari ndërsa si përgjegjës të sulmit akuzohen militantët kurdë.
Partia Punëtore e Kurdistanit (PPK) separatiste ika shtuar sulmet e saj kundër ushtrisë turke, duke vrarë më se 40 pjesëtarë të ushtarë, muajin e kaluar.
Në shenjë ndëshkimi për këto sulme, ushtria turke ka ndërmarrë disa sulme ajrore kundër trupave të PPK-së në pjesën veriore të Irakut, gjatë javës së kaluar.
Ushtria tha se i kishte vrarë të paktë 100 kryengritës kurdë gjatë gjashtë ditëve të sulmeve ajrore.
Më se 40 mijë persona janë vrarë, që kur PPK-ja ka filluar luftën kundër Turqisë në vitin 1984.