E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e ish të përndjekurve, Halimi raporton në komision

Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi do të raportojë sot në komisionin parlamentar të ligjeve lidhur me çështjen e ish të përndjekurve politikë, pas një kërkese të deputetëve socialistë të opozitës.
 

Përveç raportit të ministrit të drejtësisë ende nuk ka ndonjë shenjë se autoritetet shtetërore mund të ulen në bisedime me grevistët e urisë.
 

Kryeministri Berisha ka deklaruar dje se greva e tyre po përdoret politikisht dhe se ligji po zbatohet rregullisht, duke u shpërndarë atyre këstet e programuara.

Ndërkohë greva e ish të përndjekurve politikë ka hyrë në ditën e 25-të dhe gjendja shëndetësore e ish të dënurave sa vjen e rëndohet.
 

Ata këmbëngulin se protesta e tyre ka vetëm kërkesa ekonomike; ish të burgosurit politikë prej më shumë se tre javësh në grevë urie po kërkojnë dëmshpërblimin financiar për vitet në burgjet e diktaturës komuniste‬.

Ndërkaq situata bëhet më problematike edhe për shkak të kushteve të motit pasi shiu i rrëmbyer ka bërë që tendat ku po zhvillohet greva të mbushen me ujë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›