E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, Mlladiç: Gabimi im, që nuk u vetëvrava

“Kam bërë gabim që nuk kam vrarë veten dhe në këtë mënyrë do ta isha gjykuar. Mirëpo kur tani jam në Hagë kërkoj që të më plotësohen të gjitha kushtet, vizita e familjarëve, e gruas dhe e djalit si dhe avokatit. Në të kundërtën do të hyj në grevë, nuk do të përdorë ilaçet dhe nuk do të ha as ushqim”, u ka thënë Ratko Mlladiç zyrtarëve në Hagë, shkruan gazeta serbe Blic.

I akuzuar i Gjykatës së Hagës, po ashtu ka kërkuar që gjykata t`i financojnë avokatin për shkak se ai nuk ka mundësi që ta bëjë vetë një gjë të tillë. Siç shkruan “Blic”, Mlladiç nuk vuan nga kanceri. Gjendja e tij shëndetësore është si pasojë e dy atakëve që ka pësuar më herët, të parin në vitin 1996.
Në atë kohë Mlladiç është mjekuar në Vojvodinë, dhe ka bërë disa terapi. Të njëjtën terapi, Mlladiç e ka përdorur edhe 12 vite më pas në vitin 2008 kur ka pësuar atakun e dytë. Për këtë shkak Serbia po mendon që të dërgojë ekip mjekësor nga Beogadi për në Hagë të cilët do të kujdeseshin për gjendjen shëndetësore të Mlladiçit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›