Tahiri –Gentilini, diskutim për raundin e pestë të bisedimeve

Zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Edita Tahiri u takua të hënën me përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian në Kosovë, Fernando Gentilini, me të cilin diskutoi vijimin e dialogut si dhe përgatitjet për raundin e pestë të bisedimeve.
Në njoftimin për shtyp thuhet se gjatë takimit, u shqyrtuan elemente të rëndësishme të cilat do të jenë pjesë e një pakoje të mundshme të marrëveshjes, që mund të arrihet në qershor ose korrik të këtij viti.
Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se krahas progresit të dialogut duhet të përparojë edhe procesi i integrimit të Kosovës në BE.
Me këtë rast, zëvendëskryeministrja Tahiri përsëriti kërkesat për liberalizimin e vizave, hyrjen në marrëdhënie kontraktuare, marrjen e preferencave tregtare me BE-në, si dhe përshpejtimin e statusit të kandidatit në BE.