E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovarët të detyruar të pajisen me vizë të Kroacisë

Për shkak të interesimit të madh të qytetarëve të Kosovës, në lidhje me hyrjen dhe kalimin tranzit përmes Kroacisë, në bazë të një vize të vlefshme Shengen, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, njofton qytetarët se janë të detyruar të pajisen me vizë të Kroacisë. Ndërkaq njoftohet për pajisen si për vizita turistike, private apo të tjera.
 

“Vetëm ata qytetarë të Republikës së Kosovës, të cilët janë mbajtës të pasaportave të vlefshme të Republikës së Kosovës, dhe kanë leje qëndrimi të vlefshme në shtetet e Shengenit, nuk janë të obliguar të pajisen me vizë të Republikës së Kroacisë, si për vizita turistike, private, apo të tjera, e po ashtu edhe për kalimin tranzitor nëpër territorin e Republikës së Kroacisë, në periudhën kohore prej 1 prillit 2011 deri më 31 tetor 2011”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›