E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, Ramush Haradinaj, të enjten për rigjykim

HAGË- Gjykimi i ri ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj dhe dy ish-luftëtarëve të luftës së UÇK-së, Idriz Balaj dhe Lahi Brahimaj, do të nisë ditën e ejte, më 18 gusht në Gjykatën e Hagës.

Agjencia e lajmeve AFP, bën me dije se rigjykimi i liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haredinaj ndodh pas lirimit të tij nga aktakuza e dhënë nga gjykata e Hagës në vitin 2008.

Mësohet se të ejten Prokuroria dhe pala mbrojtëse do të paraqesin materialet hyrëse, ndërsa të premten do të nisë shqyrtimi kryesor.

Haradinaj, Brahimaj dhe Balaj akuzohen për krime kundër serbëve, shqiptarëve dhe romëve të Kosovës.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›