E Shtunë, 31 Tetor 2026

Filip Riker viziton sot Kosovën

PRISHTINE-Zëvendësndihmës-sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker, sot viziton Kosovën.

Mësohet se axhenda e tij përfshin takimet me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe me anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar dhe liderë të komunitetit fetar serb.

Riker dje ka qëndruar në Shkup, ku nga zyrtarët maqedonas ka kërkuar zgjidhje të shpejtë të kontestit të emrit me Greqinë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›