Lezhë, makina rrëshqet nga ngrica, 1 i vdekur, 2 të plagosur
LEZHE- Një aksident i rëndë, me një të vdekur dhe 2 të plagosur është shënuar mbrëmë në hyrje të qytetit të Lezhës. Një automjet, tip fuoristrad Nisan Patrol me targa të Kosovës 480 Ks 720, ështe perplasur me një autobetoniere pa targa mbi urën e lumit Drin, rreth orës 23.00 të së premtes.
Në aksident ka mbetur i vdekur Kol Gjoni 45 vjec pasagjer në fuoristradë, ndërsa janë plagosur Marsrel Gjoni 17 vjec dhe Fatjon Gjoni. 20 vjec, përkatësisht djali dhe nipi i viktimës. Vetë drejtuesi i mjetit Tonin Gjoni, 45 vjec nuk ka pësuar lëndime.
Sipas policisë shkak i aksidenti ka qenë rrëshqitja e automjetit tip Nisan. Në momentin kur drejtuesi i mjetit Tonin Gjoni ka marrë të frenojë makina ka rrëshqitur për shkak të ngricave duke u përplasur me betonieren.
Drejtuesi i betonieres Eduard Frroku, 33 vjec nga Kamza është shoqëruar në polic për të kryer verifikimet e mundshme. Ndërsa të plagosurit ndodhen në spitalin e Lezhës.
(s.g/BalkanWeb)