Hagë, avokatët: Haradinaj të lirohet nga 16 dhjetori deri në 8 janar

Avokatët e Ramush Haradinajt kanë kërkuar nga Gjykata e Hagës lideri i AAK-së të lirohet përkohësisht gjatë pushimevetë fundvitit.
Ata kanë kërkuar që Haradinaj të kthehet në Prishtinë nga 16 dhjetori deri më 8 janar 2012.
“Haradinaj kërkon pushim të përkohshëm nga 16 dhjetori deri më 8 janar, sipas kushteve të propozuara ose siç urdhëron dhoma e gjykatës”, thuhet në kërkesën e avokatëve të Haradinajt.
Në këtë kërkesë, avokatët kanë dhënë një varg arsyesh se përse duhet të aprovohet kërkesa e Haradinajt që të kthehet tre javë në shtëpi.
Vitin e kaluar, Haradinajt i është refuzuar një kërkesë e ngjashme për lirim të përkohshëm, me arsyetimin se mund të paraqes kërcënim ose rrezik për ndonjë dëshmitar. Tani, avokatët kanë theksuar se të gjithë dëshmitarët që kanë dashur dëshmojnë në rigjykim, e kanë bërë këtë dhe e kanë përfunduar dëshminë e tyre.
Gjykimi ndaj Ramush Haradinajt, është shtyrë deri më 13 shkurt të vitit të ardhshëm, kur pritet të dëshmojë një dëshmitar i mbrojtur.
Mbrojtja thotë se Haradinaj ka qëndruar shumë gjatë në paraburgim, mbi 16 muaj dhe i kërkon gjykatës që edhe këtë ta marr parasysh.
Avokatët e kanë siguruar gjykatën se gjatë lirimit të përkohshëm, Haradinaj do të qëndroj vetëm në shtëpinë e tij në Prishtinë dhe nuk do të bëj asnjë deklaratë publike dhe as nuk do të përfshihet në ndonjë aktivitetet politik publik.