E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hagë, pritet rinisja e procesit gjyqësor ndaj Mlladiçit

Pritet të rinisë sot në Hagë procesi gjyqësor për ish-komandatit serb të Bosnjes Ratko Mlladiç.
 

Ai akuzohet për krime lufte, që kanë fillin në konfliktin e Bosnjës në vitet 90, përfshirë masakrën e Srebrenicës ku u vranë 8,000 burra dhe djem myslimanë.
 

Avokati mbrojtës i Mlladiçit ka deklaruar se ai do të bojkotojë seancën e sotme në të cilën ai duhej të deklarohej për fajësinë ose pafajësinë.
 

Ndërkohë Mlladiç ka kërkuar që të mbrohet nga një avokat i tij, dhe jo nga ai i caktuar nga gjykata.
 

Ratko Mlladiç u arrestua në muajin maj, pas 16 vitesh në arrati ndërsa në seancën e parë dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës ai ka hedhur poshtë akuzat e ngritura ndaj tij.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›