E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbi 50 te plagosur ne protestat kunder ndertimit te nje linje hekurudhore midis Italise dhe Frances

Me shume se 50 vete u plagosen sot kur njerezit qe protestonin kunder ndertimit te nje linje hekurudhore te shpejtesise se larte midis Italise dhe Frances hodhen gure dhe fishekzjarre ndaj policise gjate perleshjeve ne nje lugine alpine.

Se paku 46 police dhe pese protestues u plagosen ne perleshjet ne afersi te sheshit te ndertimit kur grupi i demonstruesve arriti atje duke prere druret dhe kaluar gardhin.

Policia beri te pakten pese arrestime dhe perdori gaz lotsjelles ne perpjekje per te shperndare qindra protestuesit. Nje grup tjeter demonstruesish u ndesh me policine ne qytetin Chiomonte.


Mijera njerez kane organizuar marshime kryesisht paqesore ne luginen Suza prane Torinos ne perpjekje per te parandaluar ndertimin e nje tuneli qe ata thone se do te demtoje mjedisin.

Franca dhe Italia nenshkruan nje marreveshje ne vitin 2001 per ndertimin e linjes me shpejtesi te larte per modernizimin e transportit ndermjet dy prej ekonomive me te medha te Evropes.

Fermeret ne luginen Suza e kane kundershtuar me force projektin prej 15-miliard eurosh i cili eshte mbeshtetur nga qeveria italiane dhe nga administrata lokale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›