E Diel, 1 Nëntor 2026

Hagë, prokuroria: Radovan Karaxhici, 'komandanti suprem' i spastrimeve etnike

Radovan Karaxhici ka qenë "komandanti suprem" i spastrimeve etnike gjatë luftës së viteve 1992-'95 në Bosnjë. Kështu e ka cilësuar sot Prokuroria Radovan Karaxhicin, i akuzuar për gjenocid gjatë luftës së viteve '90-të në Bosnjë.

"Ky rast ka të bëjë me komandantin suprem, njeriu që ka nxitur forcat nacionaliste, urrejtjen dhe frikën për të zbatuar vizionin e tij të një Bosnje etnikisht të ndarë. Ky është Radovan Karaxhic", tha prokurori Alain Tieger.

Deklarata e Tiegerit u bë gjatë fjalës së prokurorisë, në ditën e dytë të gjyqit të ish-udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhic.

Karaxhici, ashtu si edhe dje, nuk ka marrë pjesë në seancë. Ish-udhëheqësi i serbëve të Bosnjës deklaroi, ditë më parë, se nuk do të marrë pjesë në gjykim, pasi nuk ka pasur kohën e nevojshme për t'u përgatitur për mbrojtjen. Karaxhici, mbi të cilin rëndojnë 11 akuza, mes të cilave dhe ajo për gjenocid, do të vetëmbrohet.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari O-Gon Kuon, tha se Karaxhici ka zgjedhur të mos e ushtrojë të drejtën për të qenë i pranishëm në seancë dhe si rezultat "duhet t'i pranojë pasojat".

O-Gon Kuon ka shtuar se "seanca dëgjimore e prokurorisë mund të vazhdojë dhe në mungesë të të akuzuarit".

Karaxhic nuk ka pranuar te marre avokat duke thene qe do mbrohet vete, njesoj si Miloshevici.

Ai ka pretenduar edhe se ka imunitet ndaj hetimit gjyqesor, per shkak te nje premtimi qe i eshte bere nga negociatore amerikane gjate bisedimeve te paqes.

Procesi do të rifillojë nesër në orën 14:15 me paraqitjen nga prokurori Alan Tieger të akuzave të ngritura kundër të akuzuarit. "I kërkojmë Karaxhiqit të jetë i pranishëm që të mos bllokohet procesi i tij", shtoi gjykatësi.

Karaxhiq nuk është paraqitur në seancë. Më herët, ai kishte bërë të ditur se do të bojkonte hapjen e procesit pasi atij nuk i ishte dhënë kohë e mjaftueshme për t'u përgatitur për mbrojtje.

Ai ka thënë se ka nevojë për 10 muaj të tjerë që të përgatisë mbrojtjen ndaj 11 akuzave ndaj tij.

Karaxhiq akuzohet për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë dhe pjesëmarrje në vdekjet e 8 mijë myslimanëve të Bosnjës në 1995 në Sreberenicë. Ai nuk pranon asnjë nga akuzat.

Roli i Karaxhiçit gjatë Luftës në Bosnjë


Kur Bosnja u shkëput nga Jugosllavia në vitin 1992, Radovan Karaxhiq, nga pozitat e partisë më të madhe të serbëve të Bosnjës, SDS, shpalli krijimin e Republikës së pavarur Serbe të Bosnjë-Hercegovinës.

Më vonë, emri ndryshoi në Republika Srpska, apo Republika Serbe, me Karaxhiqin si president, titull që e bënte atë edhe Komandant Suprem të Forcave të Armatosura.

Prokuroria thotë se gjatë luftës së Bosnjës për pavarësi, Karaxhiqi kishte bashkëpunuar me të tjerët për t'i dëbuar përgjithmonë myslimanët dhe kroatët nga territoret e pretenduara prej serbëve.

Thuhet se ai kishte planifikuar, nxitur, urdhëruar apo ndihmuar dhe mbështetur shumë nga zhvillimet vendimtare të luftës.

Rrethimi 44 mujor i Sarajevës, gjatë të cilit mendohet të jenë vrarë mbi 10 mijë vetë, burgosja në kampe ndalimi të banorëve jo-serbë dhe ajo që aktpadia e cilëson si vrasje të më shumë se 7,000 myslimanëve në enklavën lindore të Srebrenicës.

Gjatë luftimeve, Karaxhiq është parë shpesh duke vëzhguar fushëbetejat bashkë me komandantin e vet ushtarak, Ratko Mladiq.

Por ai ishte edhe negociatori kryesor ne bisedimet me komunitetin ndërkombëtar.

E megjithatë, Karaxhiqi ishte ai që kundërshtoi përpjekjen e parë madhore për paqe, planin Vence-Owen të vitit 1993 që çoi në prishjen e gjatë të marrëdhënieve me presidentin e atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq.

Padia e fundit ndaj Karaxhiqit përmban 11 akuza, përfshirë pesë për krime kundër njerëzimit, katër për shkelje të ligjeve apo rregullave të luftës dhe dy akuza për gjenocid.

Ekipi i mbrojtjes e ka mohuar gjithmonë përgjegjësinë e Karaxhiqit në ndonjë krim dhe i është përmbajtur tezës se, si lider politik i serbëve të Bosnjës, ai nuk bërë gjë tjetër veçse është përpjekur të sjellë paqe dhe të mbrojë popullin e vet.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›