Hagë, sot dëshmojnë Shqipëria e Gjermania
HAGE-Sot në Hagë vazhdon seanca dëgjimore lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Dita e dytë e shqyrtimit të ligjshmërisë së deklaratës së pavarësisë së Kosovës, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, shënon fillimin e paraqitjes së qëndrimeve që shtetet kanë mbi këtë deklaratë. Në favor të Kosovës, qëndrimet e sotme do t’i prezantojë Shqipëria, Gjermania dhe Arabia Saudite, kurse në mbështetje të argumenteve të Serbisë do të jetë Argjentina. Janë gjithsejt 28 shtete që kanë deponuar qëndrimet e tyre deri më tani, pro dhe kundër deklaratës së pavarësisë.
Në ditën e parë të këtij procesi, Kosova dhe Serbia kanë dhënë të dyja argumentet e tyre mbi ligjshmërinë apo jo të deklaratës së pavarësisë. “Është e paimagjinueshme që ne të pranojmë thirrjen e Serbisë për të kthyer orën mbrapa- për të zhvilluar negociata të mëtejshme, rreth asaj se a do ta pranojë apo jo Serbia Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo do të ishte tepër destabilizuese, dhe madje mund të prodhojë konflikt të ri në rajon”, ka tërhequr vërejtjen shefi i diplomacisë kosovare, Skender Hyseni, në fjalën e tij. Ai ka nënvizuar se “pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe kështu do të mbetet, jo vetëm për hir të Kosovës, por edhe për hir të paqes dhe sigurisë së qëndrueshme rajonale, për të cilën pavarësia e Kosovës ka kontribuar aq shumë”.
(d.b/BalkanWeb)
Sot në Hagë vazhdon seanca dëgjimore lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Dita e dytë e shqyrtimit të ligjshmërisë së deklaratës së pavarësisë së Kosovës, në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, shënon fillimin e paraqitjes së qëndrimeve që shtetet kanë mbi këtë deklaratë. Në favor të Kosovës, qëndrimet e sotme do t’i prezantojë Shqipëria, Gjermania dhe Arabia Saudite, kurse në mbështetje të argumenteve të Serbisë do të jetë Argjentina. Janë gjithsejt 28 shtete që kanë deponuar qëndrimet e tyre deri më tani, pro dhe kundër deklaratës së pavarësisë. Në ditën e parë të këtij procesi, Kosova dhe Serbia kanë dhënë të dyja argumentet e tyre mbi ligjshmërinë apo jo të deklaratës së pavarësisë. “Është e paimagjinueshme që ne të pranojmë thirrjen e Serbisë për të kthyer orën mbrapa- për të zhvilluar negociata të mëtejshme, rreth asaj se a do ta pranojë apo jo Serbia Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Kjo do të ishte tepër destabilizuese, dhe madje mund të prodhojë konflikt të ri në rajon”, ka tërhequr vërejtjen shefi i diplomacisë kosovare, Skender Hyseni, në fjalën e tij. Ai ka nënvizuar se “pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme dhe kështu do të mbetet, jo vetëm për hir të Kosovës, por edhe për hir të paqes dhe sigurisë së qëndrueshme rajonale, për të cilën pavarësia e Kosovës ka kontribuar aq shumë”.