Vlorë, studentët e paregjistruar on line kërcënojnë me grevë
VLORË- Një grup studentësh në Universitetin e Vlorës kanë paralajmëruar se do të futen në grevë urie. Ata pretendojnë se janë nxjerrë pa të drejtë nga ora e mësimit, vendim që është shoqëruar edhe me mospjesëmarrjen në provime. Shkak për këtë situatë është mos regjistrimi në sistemin kompjuterik, të lëndëve që studentët kanë zgjedhur të ndjekin.
Nga ana e rektoratit mësojmë se studentët ishin njoftuar më parë për tu regjistruar, duke u paralajmëruar madje se, do të përjashtoheshin nga provimet. Deri në një ndryshim të vendimit studentët kanë lënë afat deri pasditen e së mërkurës, në të kundërt paralajmërojnë grevë urie.
(m.a/News24/BalkanWeb)