E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imazhet e rralla, Merlin Monro duke pirë marijuanë

KALIFORNI- Shfaqen imazhe të rralla të Merlin Monrosë duke pirë marijuana. Imazhet janë nxjerrë nga një koleksionist Keya Morgan dhe i përkasin një filmimi në shtëpi teksa aktorja e famshme pinte drogë, 50 vite më parë, në shoqërinë e miqve të saj. Ky filmim është blerë nga koleksionisti Keyan Morgan me një vlerë 275 mijë dollarë nga personi që e ka regjistruar, i cili ka preferuar të mbetet anonim. Morgan dhe personi që e ka filmuar, i kanë dhënë leje agjencisë Rojter, që të shfaqë një minutë nga regjistrimi i cili është katër minuta i gjatë.

E drejta e botimit të këtij imazhi do të vihet në ankand në Ibei, këtë javë. Morgan është një koleksionist i fotove historike, dokumenteve dhe autografeve të Merlin Monrosë dhe po punon për një dokumentar në lidhje me vdekjen e saj, në gusht të vitit 1962. Ai sapo ka mësuar për ekzistencën e këtj kripi gjatë kërkimeve të tij, menjëherë është vënë në ndjekje të pronarit që e kishte këtë video. Monro shfaqet e lumtur dhe e relaksuar në këto imazhe dhe bëhet fjalë për vitin 1958-59. Këto imazhe tregojnë jetën private të aktores tragjike. Fotografi Morgan konfirmon që cigarja që ajo po thith përmban marijuanë. Aktorja e madhe u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në Kaliforni, në 5 gusht të vitit 1962, në moshën 36 vjecare. Vdekja u konsiderua si vetëvrasje, edhe pse ka shumë gojëdhëna dhe spekulime se ajo mund të jetë vrarë me një dozë ilaçesh helmuese dhe akuzat ngrihen që nga Xhon Kenedi e deri tek mafia apo CIA Amerikane.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›