E Diel, 1 Nëntor 2026

Gyl në Tiranë, sot i pranishëm në forumin e biznesit shqiptaro-turk

TIRANE-  Presidenti turk Abdullah Gyl sot në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Tiranë. I shoqëruar nga presidenti shqiptar Bamir Topi, do të jetë i pranishëm në forumin e Biznesit shqiptaro-turk, ku do të mbajnë dhe fjalimet përkatëse.

Më pas Presidenti turk do të zhvillojë takime i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, do të jenë të pranishëm në ceremoninë e hapjes së qendrës kulturore “Yunus Emre”. Qoftë për vlerat e saj të rralla në të gjithë Ballkanin, qoftë edhe se është pjesë e përkatësisë fetare, presidenti Gyl do të vizitojë dhe xhaminë e Et’hem Beut, e cila u ndërtua nga Mulla Beu në shekullin e tetëmbëdhjetë, pikërisht në vitet 1830-1831.

Presidenti turk do të takojë kryeministrin Berisha sot në mesditë në Vilën 30.

Kreu i shtetit turk mbërriti dje në Tiranë. “E ndjejmë veten si në shtëpinë tonë”, - është shprehur dje presidenti turk, Abdullah Gyl në konferencën e përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar, Bamir Topi që u zhvillua dje. Presidenti turk e konsideroi si tejet të rëndësishëm vendimin e 16 nëntorit, marrë nga 27 vendet anëtare të BE-së për shqyrtimin e statusit të Shqipërisë.

Z. Abdullah Gyl, i shoqëruar me delegacionin zyrtar, do ta përfundojnë vizitën në Shqipëri me një takim me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›