E Diel, 1 Nëntor 2026

Hagë,vazhdon seanca përmbyllëse ndaj ish kryeministrit Haradinaj

Në Gjykatën e Hagës sot vazhdon seanca përmbyllëse e procesit të pjesshëm gjyqësor ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj dhe dy ish-bashkëluftëtarëve të tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj, të cilët akuzohen për krime lufte të kryera në Kosovë.
 

Sot mbrojtja do të thotë fjalën përfundimtare, për t`i lënë pastaj kohë për rreth dy muaj trupit gjykues që të marrë vendimin përfundimtar për këtë rast.

Seanca përmbyllëse ka filluar ditën e djeshme, prokuroria kërkoi që Ramush Haradinaj të dënohet të paktën me 20 vjet burg, nën dyshimet për krime lufte. Të njëjtin dënim, prokurorët kanë kërkuar edhe për dy bashkëluftëtarët e Haradinajt, Idriz Balajn dhe Lah Brahimajn.

Prokurori në fillim të dëshmisë së tij ka folur për lidhshmërinë e tre të akuzuarve dhe bashkëpunimin që ata e kanë pasur për, siç tha prokurori, “krime në zonën e Dukagjinit”.

Sipas prokurorit të çështjes Ramush Haradinaj në sajë të pozitës së tij me autoritet që erdhi si rezultat i një respekti që ai e fitoi, pra si një hero, si komandant, ai pati mundësi të influenconte në sjelljen e të tjerëve dhe në veçanti dajës së tij, Lahi Brahimaj dhe Idriz balaj, sikurse edhe ushtarëve të tjerë që i kishte nën komandë.
 

Fillimi i këtyre seancave vjen pas një pauze të shkurtër, ku Ramush Haradinajt u leju që të qëndronte të Kosovë, por pa pasur të drejtë të paraqitej në publik.
 

Ramush Haradinaj është shpallur i pafajshëm në prill të vitit 2008, por Gjykata e Hagës vendosi për një rigjykim të pjesshëm, i cili filloi në korrik të vitit 2010.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›