E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin për vizitë në Izrael

Presidenti rus Vladimir Putin nisi udhëtimin e tij të parë në Lindjen e Mesme, në këto shtatë vitet e fundit. Ndalesa e tij e parë do te jete Izraeli.

Dy vendet kane lidhje te forta kulturore. Ne Izrael jetojnë mbi 1 milionë emigrantë, të cilët gjetën strehë në ketë, vend pasi u larguan nga ish-Bashkimi Sovjetik.

Por marrëdhëniet politike mes tyre kanë mbetur shpesh në udhëkryq. Putin do te qëndrojë një ditë në Izrael, ku do të bisedojë me ministrin e Jashtëm, Avignor Lieberman, njohës shumë i mirë i gjuhës ruse, presidentin Shimon Peres dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu.

Të martën, ai do të takohet ne Betlehem me udhëheqësin e Autoritetit Palestinez, Mahmud Abassin dhe pas kësaj do të ndalojë në Jordani, ku do të takohet me Mbretin Abdullah.

Irani do të jetë një nga çështjet e nxehta te diskutimit. Putin e ka theksuar disa herë se nëse Izraeli do ta sulmonte ketë vend, kjo do te ishte katastrofike.

Por shumë izraelitë akuzojnë Rusinë, që ka ndihmuar ne ndërtimin e impianteve bërthamore të Iranit, se po zvarritë vendosjen e më shumë sanksioneve kundër Teheranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›