E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, pas nxënësve “atentate” helmuese policëve

Zyrtarët thanë se më shumë se 40 zyrtarë të policisë janë helmuar në një Akademi Policie në jug të vendit.

Autoritetet e provincës Helmand thanë se oficerët ndjenin dhimbje koke dhe filluan të vjellin pasi që kishin ngrënë mëngjes në Akademinë e Policisë në Lashkargah.

Të helmuarit janë dërguar në një spital ushtarak, ku njëri nga oficerët është në gjendje të rëndë, ndërsa të tjerët po marrin trajtimin e duhur mjekësor. Autoritet po zhvillojnë hetime në lidhje me rastin.

Incidenti konsiderohet të jetë i fundit në serinë e rasteve të ngjashme në provincat jugore dhe veriore të Afganistanit, ku nxënëset ishin kryesisht viktima të helmimit.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›