E Shtunë, 31 Tetor 2026

Athinë, 9 të plagosur dhe 40 të arrestuar gjatë protestave

Nëntë persona janë plagosur ndërsa 40 të tjerë janë arrestuar nga policia gjatë protestave të ndodhura ditën e djeshme në Athinë.
Policia përdori gaz lotsjellës dhe shkopinj gome për të shpërndarë protestuesit që kishin rrethuar parlamentin dhe ministrinë e Financave.
Incidentet e dhunës u përshkallëzuan në orët e mbasdites pas marshimit paqësor të mbi 30 mijë qytetarëve që janë ngritur kundër masave qeveritare të kursimit, të detyrueshme për përfitimin e paketës së ndihmës financiare dhe BE dhe FMN.
Kryeministri Papandreu ka kërkuar konsesus për ligjet mbi të cilat kushtëzohet ndihma e BE dhe FMN prej 120 miliardë eurosh në muajin e ardhshëm.
Ai kërkoi mbështetje për programin e ri të shkurtimit të 28 miliardë eurove, për tre vitet e ardhshme, 2012- 2015.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›