Hague Jo bisedime ne pafundesi

Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague është shprehur kundër bisedimeve në pafundësi mes Kosovës dhe Serbisë dhe ka theksuar se dy palët duhet të arrijnë progres të vazhdueshëm në fazat e proçesit.
Pas një takimi me kryeministrin Hashim Thaçi të enjten në Prishtinë, Hague ka rikonfirmuar vullnetin e Perëndimit për të pranuar në gjirin e tij vendet e Ballkanit.
“Ky nuk është një dialog i pafund që mund të vazhdojë përgjithmonë. Është me rëndësi që të bëhet një lloj përparimi i vazhdueshëm në të gjitha fazat. Këtë e diskutuam edhe me kryeministrin Thaçi. Në fazën e parë baronesha Ashton do të identifikojë fushat që do të Harta e Europës Juglindore është e përmbyllur. Këtë gjë Serbia e ka të qartë, ndërsa do t’i konfirmohet edhe sot gjatë qëndrimit tim në Beograd
William Hague
Sekretar i Jashtëm i Britanisë kërkojnë interesin e të dyja palëve dhe shpresojmë se do të vazhdojmë”, ka deklaruar Hague.
Sipas raportimeve të “REL”, shefi i diplomacisë britanike ka refuzuar të komentojë mundësinë që në fund të dialogut të arrihet njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, por ka nënvizuar se shpreson që të dyja palët, përfshirë vendet e tjera të rajonit, t’i bashkohen Unionit.
“Nuk dua të parashikoj sot se në cilën pikë do të arrihet qëllimi përfundimtar. Mendoj se është mjaft e qartë se ne duam t’i shohim të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, të ulur në një tavolinë. Shpresoj se do ta shoh këtë një ditë”, ka thënë më tej Hague.
Ai ka bërë të qartë se harta e Europës Juglindore është e përmbyllur. “Këtë gjë Serbia e di qartë, ndërsa do t’i konfirmohet edhe sot gjatë qëndrimit tim në Beograd”, ka thënë Hague.
Nga ana e tij, kryeministri Hashim Thaçi ka refuzuar të flasë për ndonjë afat të mundshëm për njohjen e Kosovës nga Serbia, por ka nënvizuar se takimi me homologun Daçiç shënon mbylljen graduale të konflikteve në rajon.
Thaçi ka theksuar gjithashtu se synimi i dialogut që pritet të nisë pas takimit me kryeministrin serb është njohja e pavarësisë nga 5 vendet e BE-së, gjë që sipas tij do të arrihet përmes normalizimit të raporteve me Serbinë.
“Ka filluar një proçes evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Ne nuk duhet të presim ditët, javët dhe muajt e ardhshëm për të pasur njohjen nga Serbia, por duhet të presim sjelljen evropiane të saj karshi Kosovës, gjë që do të sjellë njohjen e pesë shteteve të BE-së. Më pas, kjo do të sjellë anëtarësimin e Kosovës në OKB”, ka thënë Thaçi.
Bisedimet Kosovë-Serbi
Jahjaga: Jam gati të takohem me këdo
Thaçi flet për takimin me Daçiç
Debate për takimin Thaçi-Daçiç