E Diel, 1 Nëntor 2026

Hague: Serbia të mos rrezikojë BE-në prej Kosovës



Shefi i diplomacisë britanike, William Hague, pas takimit me kolegun e tij serb Vuk Jeremiç, ka porositur Serbinë se është e rëndësishme që "ajo të mos lejojë që mospajtimet rreth Kosovës të bëhen pengesë për anëtarësim të Serbisë në BE". "Nëse kemi mospajtime rreth Kosovës, atëherë jemi dakort për faktin se nuk pajtohemi, por të mos lejojmë që të ndalet avancimi i vendeve ballkanike drejt BE-së", ka porositur shefi i diplomacisë britanike, duke thënë se janë në pritje të qëndrimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›