E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bruksel/ Terror në sallën e gjyqit, dy viktima



Dy të vdekur është bilanci i një sulmi me armë zjarri të regjistruar gjatë orëve të fundit në pallatin e drejtësisë në Bruksel të Belgjikës. Ndërkaq policia po punon për të gjetur autorin e atentatit të dyfishtë ku mbetën të vrarë një gjyaktëse dhe një punonjës i administratës së këtij pallati Drejtësie. Lajmi është konfirmuar edhe nga një prej togave të zeza për agjensinë belge të lajmeve. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se autor mund të ketë qenë një person i zhgënjyer apo i pakënaqur nga ndonje vendim i dhënë nga gjyqtarja, ai që provokoi vdekjen e saj dhe të një punonjësi, mëngjesin e së enjtes. Ngjarja tronditëse ka ndodhur gjatë një seance që po zhvillohej në ambientet e godinës. Personi përgjegjës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është shpallur në kërkim. Viktimat janë një gjykatëse femër dhe një nënpunës i pallatit të drejtësisë, raportojne mediat vendase. Të dy viktimat, janë qëlluar në kokë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›