Haiti, 50 viktimat ne shkollen e shembur

Ka shkuar ne 50 numri i viktimave pas shembjes se godines trekatshe te nje shkolle ne periferine e Port-Au-Prince, ne Haiti.
Trupat e shpetimit kane bere te ditur se do te vazhdojne punen per nxjerrjen e trupave gjate gjithe nates.
Sipas autoriteteve, te pakten 100 persona jane plagosur, disa prej tyre ne gjendje te rende shendetesore.
Tragjedia ndodhi ne kohen qe 700 nxenes ishin duke zhvilluar mesim. Femijet i perkisnin moshes nga 10-20 vjec.
Deshmitaret ne vendngjarje tregojne per nje situate dramatike, ku femije te mbetur gjalle nen rrenoja kerkojne ndihme.