E Shtunë, 31 Tetor 2026

Haiti, disa tërmete rrafshojnë kryeqytetin

Brenda pak orësh janë regjistruar dhjetëra lëkundje me epiqendër vetëm 15 km larg kryeqytetit Port-au-Prince. Në zonën e goditur nga tërmeti jetojnë rreth 1.8 milionë njerëz, nga 9 milionë banorë që ka gjithsej vendi.

Përsa i përket bilancit të viktimave është ende herët për të folur, por mendohet se mijëra njerëz kanë humbur jetën dhe mijëra të tjerë janë nën rrënojat e ndërtesave. Kryqi i Kuq po merr masat për të ndërtuar disa spitale fushore.

Haiti është një nga vendet më të varfra në botë dhe më i varfëri në kontinentin amerikan. Që prej vitit 2004 në këtë vend është instaluar një forcë ndërkombëtare e OKB-së, e udhëhequr nga Brazili.
                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›