Malazezët e Kosovës kundër marrëdhënieve diplomatike
"Jemi dëshmitarë të premtimeve të cilat presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i ka dhënë presidentit Vujanoviç në Shqipëri, se malazezët do të njihen me ligj deri në zgjedhjet lokale, por nga kjo nuk pati asgjë", ka thënë Raduloviç për shtypin malazez.
Sipas tij, në institucionet e Kosovës nuk ekziston vullnet i mirë që të kthehen në shtëpitë e tyre refugjatët nga Kosova. Raduloviç ka thënë se malazezët në Kosovë gjatë janarit mund të kenë përfaqësuesin e tyre në Kuvendin e Kosovës. Ai pohon se ka biseduar me liderin e Partisë Popullore Serbe, Mihajlo Shqepanoviç, për kalimin e tij dhe të disa anëtarëve të partisë së tij në NCPK. Pas zgjedhjeve lokale, kjo parti shpreson të ketë përfaqësuesit e saj në komunën e Lipjanit dhe të Deçanit.