E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti gati 200 te vdekur nga kohlera

Bilanci i viktimave te shkaktuara nga shperthimi i epidemise se kohleres ne Haiti eshte rritur me hapa marramendes.

Deri tani te pakten 196 persona kane vdekur dhe 2634 te tjere jane shtruar ne spital per shkak te semundjes qe sjell diare temperature te larte te vjella dhe dehidratim.

Autoritetet po marrin masa per te siguruar se semundja nuk do te perhapet pertej rajoneve Artibonite dhe Plateau Qendror.

Ato druhen numri i te vdekurve mund te ngjitet nese epidemia prek edhe kampet e strehimit per te mbijetuarit e termetit te janarit.

Kjo tragjedi shkaktoi 250 mije te vdekur dhe la te pastrehe rreth 1.5 milion banore te rrethinave te kryeqytetit Port au Princ.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›