Kosove kush e ka fajin

Te enjten ne PDK thane se fajtoret e krizes jane ne seline e LDK-se por sot kreu i kesaj partie Fatmir Sejdiu eshte kunderpergjigjur duke thene se eshte pikerisht PDK qe bart peshen e fajit.
Ka patur nje qendrim te shprehur jo parimor ne seancen per privatizimin e PTK-se tha Sejdiu. Por nuk ka munguar serish reagimi i PDK-se qe ka cilesuar seline e LDK-se si vater te pergjegjesise.
Kjo krize e thelle institucionale ka emer dhe adrese. Emri eshte LDK mentaliteti i nostalgjise per te shkuaren ndersa adresa eshte selia e vjeter e LDK-se ku jane strehuar fajtoret e kesaj krize ka deklaruar Besim Beqaj anetar i PDK-se.
Ne anen tjeter LDK ritheksoi qendrimin se mbeshtet 13 shkurtin e 2011-es per mbajtjen e zgjedhjeve te parakohshme. Por nuk e perjashtojn as mundesine e perkrahjes se zgjidhjeve tjera kushtetuese.
Do te shohim zhvillimin e metejshem se cfare do te ndodhe por cdo gje duhet te behet ne perputhje me Kushtetuten e vendit ka shtuar kryetari Sejdiu.
Nderkohe ne pritje te partive edhe ushtruesi i detyres se presidentit ende se ka zgjidhur dilemen nese duhet te pritet e diela e dyte e shkurtit te ardhshem per te votuar apo te shkohet me zgjedhje te jashtezakonshme brenda 2010-es.
Ekziston nje disponim i grupeve parlamentare ndoshta ne menyre te vecante te opozites qe te pershpejtohet kjo krize institucionale. Deri tani nuk jane krijuar kushtet per mbajtjen e zgjedhjeve te jashtezakonshme ka thene ai.
Sipas Krasniqit nese mocioni i mosbesimit nuk kalon atehere kryeministri kompleton qeverine deri ne zgjedhjet e shpallura te 13 shkurtit.