E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosove Krasniqi dekreton gjyqtaret

Boshlleku i sistemit te drejtesise ne Republiken e Kosoves plotesohet me dekretimin e 182 gjyqtareve dhe 45 prokuroreve neper gjykata dhe prokurori ne nivel vendi.

Kjo eshte faza e trete e emerimit te gjyqtareve dhe prokuroreve ne Kosove. Ne kete ceremoni u dekretuan edhe gjyqtaret dhe prokuroret serbe duke perfshire edhe gjykaten e Mitrovices.

Betimi i tyre u be para ushtruesit te detyres se presidentit te Kosoves Jakup Krasniqi.

Ju ndertoni mbi baze faktesh aspiratat e gjykimit te paanshem dhe te pandikuar nga jashte u eshte drejtuar Krasniqi gjyqtareve.

Ne duhet te japim maksimumin e dijes per te kryer me nder kete mision qe eshte ne sherbim te qytetareve te Kosoves ka deklaruar Enver Peci kryetar i Keshillit Gjyqesor te Kosoves.

Ndersa Timoty Bolant kryetar i Komisionit te Pavarur Gjyqesor u shpreh Ju i detyroheni vetes suaj institucioneve pjese e te cilave jeni dhe ju. I detyroheni shtetit tuaj qe qytetaret ti trajtoni me respekt dhe dinjitet e te veproni me ndershmeri te jeni te drejte te ndershem dhe tju permbaheni gjithmone standarteve dhe etikes suaj profesionale.

Pas dekretimit nga presidenti perfaqesuesi special i Bashkimit Evropian ne Kosove Pieter Feith nepermjet nje komunikate per shtyp u shpreh se emerimet jane nje hap shume i rendesishem ne drejtim te nje sistemi gjyqesor te pavarur dhe profesional i cili pasqyron larmine etnike te Kosoves.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›