Haiti lëkundet sot nga një tjetër tërmet
Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare, të cilat nuk raportojnë për viktima apo dëme materiale.
Ndërkohë, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka nisur planin për sistemimin e të pastrehëve. Në fazën e parë parashikohet të ndërtohen disa kampe të pajisura me tenda, ndërsa në të dytën ndërmarrje të ndryshme private do të ndërtojnë apartamente duke u ndihmuar edhe nga vetë të pastrehët.