E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mëhilli: PS po përdon rezolutën e KE

Sipas kësaj partie, rezoluta në fjalë po keqinterpretohet nga Rama dhe njerëzit e tij. “Duke e keqinterpretuar rezolutën, e cila  denoncon bojkotin në çdo paragraf të saj dhe kërkon njohjen dhe respektimin e institucioneve, Edvin Kristaq Rama dhe suita e bllokmeneve të rinj bazuar në doktrinën e revolucionit permanent, shpallën se fajin nuk e ka bojkoti por e kanë institucionet, të cilat duhet ti binden vullnetit të Ramës dhe sic deklaroi ai mbrëmë në monologun e tij, qoftë edhe me dhunë”, u shpreh zëdhënsja Erla Mëhilli.  Sipas saj, Partia Demokratike e ka vlerësuar dhe vlerëson kërkesën e drejtë të rezolutës  së Këshillit të Evropës për hyrjen e opozitës në Parlament dhe ngritjen e Komisionit Hetimor Parlamentar për zgjedhjet, “ofertë të cilën kjo parti e ka përsëritur me dhjetra herë gjatë këtyre muajve, kurse atyre që nisur nga doktrina e revolucionit permanent apo nga trashgimia e tyre historike e biologjike kërcënojnë me dhunë dhe përdorimin e saj, PD u deklaron se ligji, ligji dhe vetëm ligji dhe mbrojtja e instutucioneve kushtetuese nga cilido është qëndrimi i saj i prerë”. Mëhilli tha se sot shteti ligjor dhe rendi kushtetuese janë më të fortë se kurrë. “Në rast se këto kërcënime z.Rama i ka  lëshuar për të detyruar deputetet e tij që të humbasin mandatet duke mos bërë betimin e duke munguar 6 muaj kjo është cështja e tyre e brëndshme. Ne deklarojmë se duke mirëpritur që deputetët socialist të zënë vëndet e tyre në Parlament, jemi të vendosur të zbatohet me seriozitetin më të madh gërma dhe fryma e Kushtetutës së vendit”, vijoin deklarata.                                                                                              

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›