E Diel, 1 Nëntor 2026

Hajdaraga takim me zv.kryeministrin grek: Zbatim të projekteve konkrete me interes të ndërsjellë

TIRANË, 8 nëntor/ATSH/ Ambasadorja e Shqipërisë në Greqi, Luela Hajdaraga ka zhvilluar një takim me zëvendëskryeministrin e Greqisë, Kostis Hatzidakis.

Ambasada shqiptare bën të ditur se gjatë këtij takimi miqësor dhe produktiv, Hajdaraga dhe Hatzidakis kanë diskutuar mbi thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh dhe zbatimin e projekteve konkrete me interes të ndërsjellë.

Ambasadorja shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Greqisë në procesin e negociatave për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Ky takim konfirmoi vullnetin e përbashkët për të forcuar dhe çuar përpara marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Greqisë”, nënvizon ambasada shqiptare në Athinë.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›