Hajduti i ministrit Ksera u kap “mat” nga një egjiptian
TIRANË- Në vendimin e gjykatës, e cila caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Arbër Shiqerukaj është hedhur dritë mbi mekanizmin që i riu përdorte për të realizuar vjedhjet.
Gjykatësi Shkëlqim Mustafa zbardh momentin e arrestimit të Arbër Shiqerukaj. Në vendim thuhet se me datë 08.02.2012 rreth orës 13.00 Arbër Shiqerukaj ka hyrë në apartamentin e egjiptianit Ossama Labib, i cili ndodhet ne Rr. Rilindja pallati 127 Tiranë. Labib ka konstatuar se dikush ka hyrë ne apartamentin e tij dhe konkretisht në dhomën e gjumit, ka parë një djalë me syze të zeza, të cilin e ka kapur dhe e ka pyetur në gjuhën angleze se përse ndodhej në banesën e tij. I dyshuari i është përgjigjur në anglisht, se po kërkonte dikë dhe meqë kishte gjetur derën hapur kishte hyrë brenda.
“Ossama Labib ka parë që pasaporta dhe blloku i çeqeve nuk ndodheshin në vendin e tyre. Ai e ka pyetur të dyshuarin si ku ishin sendet e tij. Arbër Shiqerukaj i ka treguar se ku i kishte vënë, pasi i kishte bërë gati që t’i merrte”, - sqarohet në vendim.
Labib i ndodhur përballë një situatë të tillë ka njoftuar një mikun e tij, i cili ka mbërritur bashkë me policinë ku dhe është bërë arrestimi i të dyshuarit Në vendimin e gjykatës thuhet se tek një banesë tjetër e ndodhur në afërsi të ATSH-së, pasi ka parë që në vrimën e çelësit nuk ishte çelësi, ka hapur derën me mbajtësen e kartës sim, ka hyrë brenda dhe në një dhomë gjumi fëmijësh dhe ka marrë një Ipod me ngjyre gri dhe të zezë, të cilin më pas e ka shitur kundrejt shumës 270 000 lekë të vjetra. Është pikërisht kjo shtëpia e ministrit të Punës Spiro Ksera. Në vendimin e gjykatës nuk përmendet emri i ministrit,por fakti që shtëpia është e ministrit konfirmohet nga policia.
(Shkrimi sot në Gazeta Shqiptare)
(el.me/BalkanWeb)