E Diel, 1 Nëntor 2026

Hajduti me përvojë fiton llotarinë

Hajdutët kanë fat, por jo gjithmonë. Kështu ka ndodhur në Kanada, ku një kontroll rutinor i policisë ka zbuluar se fituesi i lotarisë është i dyshuar për një varg vjedhjesh. Arrestimi u bë gjatë kohës, që Berri Shell kishte shkuar për të tërhequr shumën e fituar prej 2.58 milionë eurosh. 45-vjeçari ka qenë në listën e personave të kërkuar, pasi në vitin 2003, ishte paditur për vjedhje të kamerave, orëve dhe pajisjeve elektronike. Megjithatë policia e ka liruar atë pasi pagoi kaucionin prej 775 euro. Shell tha se në momentin që bleu biletën e llotarisë kishte në xhep vetëm 50 cent.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›